• |
ide | kryesore

REPORTAZHI/ Luksi i shfrenuar i të rinjve në Tiranë

Arkiva, Paparazzi



Mercedes Benz, Louis Vuitton, Chanel, Rolex dhe mijëra euro nëpër çanta. Kjo është jeta e disa të rinjve në Tiranë, e parë mes fotove në Instagram, që ka marrë vëmëndjen e “The Sun”.
Ekonomia e ulët dhe varfëria në nivelin e saj më të keq e përshkruan Shqipërinë tabloidi britanik, kur sjell fotot e të rinjve shqiptarë me makinat luksoze që rreshtohen si flotë, çantat e mbushura me para dhe luks të shfrenuar.
Gazetarëve të “The Sun” bëjnë diferencën me ekonominë e vendit tonë, kur shkruajnë se pas një regjimi komunist të egër të rinjtë shqiptar nuk I trembën më asgjëje për ta treguar hapur çfarë bëjnë e çfarë kanë.
Ka qënë pikërisht faqja “Richkidstirana” ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjoze të huaja siç është “The Sun”, ku nëpërmjet foto kreative e të realizuara me një kualitet të qartë tregojnë mirëqënien dhe jetën e shfrenuar.
Pas makinave super luksoze vjen edhe një “private jet”, dhe në disa raste të tjera helikopterë, si mjete udhëtimi.
“Por nuk janë vetëm makinat mjete transporti në shqipëri”. Një djalë shihet të jetë ulur në motorrin e avionit të tij privat, ndërsa një tjetër shihet të ketë marë kalin për një shëtitje në shkretëtirë. E për ta mbyllur ora luksoze dhe shumë të shtrenjta, kafshë shtëpiake tigër dhe pushime me 5 yje janë ato që kompletojnë këtë bandë”.
Kështu është shprehur “The Sun” për jetën e luksit të shfrenuar që bëjnë të rinjtë e Tiranës dhe jo vetëm.
Ky është reportazhi i “The Sun” i realizuar nga Sarah Barns ku në listën e luksit të të rinjëve të botës ka përfshirë dhe Shqipërinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *