• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri letër prokurorëve: Jam deputet, më hetoni shpejt!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi është siguruar se vota e kolegëve të tij të Partisë Socialiste do të jetë kundër imunitetit, Saimir Tahiri i dërgoi një kërkesë sot prokurorisë që të hetojë shpejt.
“Të thirremi në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime dhe për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt, që nga ana e organit të akuzës do të çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit.”
Në shkresën dërguar prokurorisë, bie në sy llogjika e Saimir Tahirit, i cili megjithëse është i pandehur për trafik droge, e gjen të drejtën t’i drejtohet prokurorëve sepse ai është edhe deputet.
“Kërkesa jonë ka të bëjë jo vetëm me garancitë Kushtetuese, por edhe me pozicionin e personit nën hetim në cilësinë e deputetit të kuvendit të Shqipërisë, i cili kërkon jo vetëm t’i hapë rrugë hetimit, por edhe të dali dhe të sqarohet e vërteta lidhur me pozicionin e tij, ndaj akuzave tashmë të bëra publike, si dhe një detyrim për të bërë të qartë opinionin dhe pozicionin e tij të paimplikuar në vepra penale në përgjithësi dhe në vepra penale në veçanti për të cilat akuzohet” shkruajnë avokatët e Tahirit në kërkesën për prokurorinë.



4 Comments

  1. E lexova disa here c’fare ka thene Tahiri.. por nuk arrita dot ne konkluzjonin tuaj..

    “JAM DEPUTET , ME HETONI SHPEJT’..
    Nga i nxirrni keto konkluzjone teresisht te pa bazuara ne ralitet.
    Kam pershtypjen se ju edhe aty ku nuk ka lajm do ta krijoni lajmin per te hedhur helmin tuaj me nje fjali ne titul ose gjate artikullit.
    Kjo thejsht tregon qe ju shikoni tek deklarata e Tahirit ate qe doni te shikoni dhe jo ate qe eshte realisth..

    Mjerane.

  2. Tahiri po te doje te pyetet shpejt le te futet ne burg. ndryshe te rrije aty dhe mos beje gam-gam se nuk i dikton ai ritmet me te cilat punon prokuroria.

  3. Rrota karit ben te zgjuarin prape. Akoma nuk e ka kuptuar qe esgte si gjithe te tjeret dhe do ja mari leket Shullazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *