• |
ide | kryesore

Tahiri: Do rri të dera e Prokurorisë për Krime të Rënda deri sa të më marrin në pyetje

Arkiva, Të fundit



Në daljen publike para pakm inutash më parë deputeti Saimir Tahiri i ka sfiduar të gjithëm biles edhe kolegët e tij socialiste kur tha se nëse besojnë se duhet arrestuar, le ta bëjnë këtë duke nënkuptuar votimin pro kërkesave të prokurorise.

Ai u shpreh se do të rrije para derës së prokurorisë për krimet e rënda derisa të merret në pyetje.

Nëse ka deputet te PD, por edhe të PS qe mendojne se une duhet te shkoj ne burg i ftoj ta bëjnë këtë punë. Jam i gatshëm të përballem me të vërtetën. S’dua të dal nga kjo histori si njeriu që hajt po ia falim kësaj radhe e le të mos shkojë në burg. Deputetët e PS edhe në Këshillin e Mandateve edhe në Parlament, do mbrojnë një qëndrim që ka të bëjë me të vërtetën, jo me Saimir Tahirin, nëse ka një njeri që mendoj se unë duhet të arrestohem le të votojë që unë të shkoj në burg dhe unë do përballem. Do rri të dera e Prokurorisë për Krime të Rënda deri sa të më marrin në pyetje. Unë sdo largohem” – tha Tahiri.

 



4 Comments

  1. po ik o Saimir Tahiri mos dil me ne ekran. Nuk i ben dot per budallenj 4milion shqiptare dhe dhjetra diplomate . Ato cka sajon fyejne inteligjencen e nje ngelesi dhe me te keq se puna jote e jo me te tjereve. Ik o fare e keqe aty ku e ke vendin

  2. Do rri të dera e Prokurorisë për Krime të Rënda deri sa të më marrin në pyetje.

    Saimir, mos rri kot tek dera por futu brenda.

  3. Aty ke dera rri o shoku sajmir. Asnje nuk ka thene qe po hetojne italianet per ty se nuk te ka ardhur rradha akoma. Dyshohet se ti je bashkepunetor me ata qe hetohen ne Itali. Sa per burgun mos u shqeteso se pas janarit do te vishesh me pizhama. Suksese ne jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *