• |
ide | kryesore

‘Tahiri’ fut në ‘sherr’ opozitën dhe mazhorancën, PD braktis komisionin e Ligjeve

Arkiva, Të fundit



Më herët PD lajmëroi se do t’i bojkotojë komisionet parlamentare deri ditën e mërkurë kur të diskutohet imuniteti i ish-ministrit Tahiri. Ky vendim erdhi pas vendimit të shumicës për të rrëzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kështu sot deputetët e PD-së kanë nisur debate të forta me ata të mazhorancës dhe më pas janë larguar nga salla e komisionit të Ligjeve.  

DEBATI I PLOTË:
Alibeaj: Ne shprehemi kundër ligjit për shpenzimet buxhetore, njësoj si për mosarrestimin e Tahirit.

Fino: Asnjë vend nuk eshtë pa pagesa gjyqësore

Alibeaj: Jo më drejtësi për qytetarët. Ky është vullneti i këtij Kuvendi. Çfarë u kuptua nga rasti Tahiri?

Manja: Keni një sallë poshtë për deklarata.

Alibeaj: Mazhoranca po pengon reformën në drejtësi si më rastin Tahiri. Ju nuk doni të bëni drejtësi. Ja mohuat drejtesisë të drejtën për të gjykuar Tahirin dhe qeverinë.

Manja: Lëreni se e ka porosi. Ta mbarojë e të iki.

Fino: Ligji është teknik. Nuk ka të bëjë me atë që thotë PD. Orientojeni mbledhjen sipas ligjit. S’mund të bëjmë politikë me këtë ligj

Alibeaj: Propozoj heqjen e imunitetit të Tahirit

Bylykbashi: Ju doni që qyetarët të paguajnë deri në 20 mln lekë më shumë. Ndërsa Tahirit ja dhatë mbrojtjen falas,

Alibeaj: Hapini dyert drejtësisë. Keni mundësi deri të mërkurën ta rregulloni. Ju kanë ngelur pantallonat tek gardhi i imunitetit kushtetues

Strazimiri: Ju sot këtu nuk lejoni të përmendni emrin e Tahirit, nëqofëse kjo është porosia që keni marrë që të padyshuarin ekselenent të mos e përmendni, e hoqët dhe nga grupi. Fshijini fotot të gjtha që ka me Ramën. Na e thoni të paktën. Në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Këtu sot nuk lejohet të permendet emri i Saimir Tahirit.

Halimi: 25 herë rritet tarifa gjyqësore për shqiptarët. Ligji ka vetëm në qëllim. Të rrisë maksimalisht tarifat gjyqësore. Ligji ka të bëjë me reformën në drejtësi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *