• |
ide | kryesore

Tahiri tregon të vërtetën për vlerën e syzeve: Asgjë në pasurinë time…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në daljen e sotme para mediave, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk i shpëtoi dot pyetjes së gazetarëve për vlerën e syzeve të tij.

Kjo u bë çështje pas denoncimit të Sali Berishës, i cili tha se syzet e Tahirit kushtojnë 5 mijë euro dhe ja kanë bërë dhuratë Habilajt.

Ndërsa sipas një verifikimi në internet të Lapsi.al vlera e syzeve të markës Maybach Manifactur shkon në 10 mijë euro.

“Asgjë në pasurinë time nuk kushton aq sa thotë Sali Berisha, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme. Më duket shumë banale për ta vazhduar këtë bisedë”, u përgjigj Tahiri.

© LAPSI.al 

 



1 Comment

  1. qe i bie kushtojn me shum,se sa thot sali berisha.kur ky ne muaj fiton 5 miljon euro.po te mos kushtojn kaq pse nuk na tha sa kushtojn ,ta zem jan syze nje euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *