• |
ide | kryesore

Xhafaj me ministrat e brendshëm rajonalë në Itali, a do të merret me dosjen Tahirin atje?

Arkiva, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit IPA 2013, ‘Lufta kundër Krimit të Organizuar, Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Drejtësi Penale, në Ballkanin Perëndimor”, të zhvilluar në Trieste, Itali.

Në këtë takim morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive. Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rritet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit në mes vendeve tona, kemi arritur suksese në gati të gjitha drejtimet për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe. Ndaj, së bashku, duhet t’i japim një impuls të ri luftës ndaj kriminalitetit dhe duhet të eksperimentojmë dhe jetësojmë modele të reja ndërveprimi midis organeve tona të policisë apo autoriteteve gjyqësore”, – tha Xhafaj para ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë më herët ish-kryeministri Berisha e akuzoi se ka shkuar në Itali për dosjen e tij lidhur me krimin dhe drogën. Nuk dihet nëse Ministri i Brendshëm do të flaës më autoritetet italiane lidhur me çështjen ‘Tahiri’, çështje kjo që ka shkkatuar një debat shumë të madh në opinion public shqiptar dhe mund të çojë pas hekurave një ish-ministër.

 



9 Comments

  1. lapsi faqja qe keqinformon publikun me lajmet e tij vetem per disa klikime,xhafa eshte per te perfaqesuar shqiperine drejt nje rruge te re dhe kjo fale bashkepunimit qe nderkombetaret po na japin

  2. Ai ka vajtur per pune dhe bashkepunim atje ju sdini ca thoni mjaft e keqinterpretuat lajmit se late nam.

  3. ministria e brendshme ka ndryshuar shume me drejtimin e fatmir xhafes,ftesa te tilla jan te rralla per nje minister te brendshem dhe duhet pare si shenje pozitive per te ardhmen

  4. Vazhdohet e flitet qellimi i ministrit per shkuarjen ne Itali. Tjetri shkon per pun e ktej flitet per tjeter gje. Nuk ju duket se jane absurde keto qe shkruani?! Mos shkruani lajme boshe.

  5. Po ku u be dhe lapsi te shpife me keq se ato mediat roze.Nuk eshte injorant populli qe ti besoje keto qe ju nxirrni,si nuk nxorret nje lajm taman qe ta mbajme mend njehere.

  6. Lapsi nje portal nuk lejohet te shpifi me fjal boshe se pastaj ju beni viktimen kur te tjeret ju gjykojn punen tuaj te dobet .

  7. Aman spo dini cfare po flisni gjoja po doni te thoni dicka po lat nam ore me deklarata qe asnje kalama sdo e merrte per siper per ta bere

  8. Aman cfare titulli i vini lajmit dhe ju vetem per ta lexuar…Ne pamje te pare mendon se cfare do lexosh kur ne te vertete nje lajm te zakonshem e interpretoni si te doni vete per te terhequr vemendjen e publikut…Qesharake dhe per te ardhur keq….

  9. Gjithmone hidhni balte mbi sukseset e te tjereve. Kjo eshte lufta juaj e deshtuar . Duke shpifur dhe hedhur dyshime pa baza edhe mbi figura dhe njerez profesioniste sepse nuk dini se ku dhe kur duhet te ngrini zerin. Ndaj mbylleni me mire dhe mos flisni percart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *