• |
ide | kryesore

Ylli i futbollit gjerman, trajner i ardhshëm i Kosovës

Sport



Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, do të emërohet trajner i ri i Kosovës. Ai do të jetë pasardhës i Albert Bunjakit, i cili u largua nga përfaqësuesja e Kosovës pas eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”

Sipas “Express” të Prishtinës, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është takuar mbrëmë në galanë e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA në Londër, me Matheus, me të cilin ka bërë edhe një foto.

Matthaus e udhëhoqi si kapiten Gjermaninë Perëndimore drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 1990 dhe u shpall lojtari i vitit në Evropë po atë vit.

Në vitin 1991, ai u bë lojtari i parë ndonjëherë që fitoi çmimin lojtari i vitit i FIFA-s. Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Inter. Ndërsa si trajner, ai ka drejtuar ekipe kombëtare si Hungaria (2004-06) dhe Bullgaria (2010-11). Ai i ka drejtuar edhe skuadrat si Rapid ëien, Partizan Belgrade, Red Bull Salzburg e të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *