• |
ide | kryesore

Berisha tregon përse shkoi Rama me urgjencë në zyrën e Xhafajt (Video)

Arkiva, Lajme, Të fundit, Video



Mediat raportuan në fundjavë një takim urgjent të kryeministrit Rama me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ishte kryeministri që kishte shkuar në zyrën e tij. Anjë nga dikasteret nuk bënë njoftim për shtyp mbi arsyet.

Një ditë më vonë Rama u shfaq sërish në krah të Xhafës në ministrinë e Brendshme në një takim me drejtuesit e policisë.

A u diskutua ditën më parë mbi këtë aktivitet apo kreu i qeverisë dhe ministri i besuar i tij folën për çështjen e nxehtë Tahiri – Habilaj, pikërisht ditën e dytë të mbledhjes së Komisionit të Mandateve?

Sali Berisha thotë se Rama shkoi në zyrën e Xhafajt për të identifikuar dëshmitaren që kishte dalë kundër Tahirit.

Sipas tij, Blendi Çuçi, anëtar i komisionit, kishte fotografuar dëshminë dhe foton e dëshmitares dhe ia dërgoi kryeministrit.

Më pas Rama ka dashur ta diskutojë këtë detaj personalisht me Xhafajn.

“Informoj Kuvendin dhe shqiptarët, se njeriu që ka shitur dëshmitarin e mbrojtur të Prokurorisë, oficeren e Policisë, ka vetëm një emër dhe ai është Edvin Kristaq Habili, i cili, pasi mori foton nga Bledi Habili (Çuçi), pasi mori foton e dokumentave, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifikuan personin, tradhëtuan duke shkelur sekretin më të rëndë shtetëror. sb”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

Versioni i nxjerrjes së sekretit hetimor nën betim nga deputeti dhe ish -ministri Çuçi u denoncua mbrëmë në Opinion nga gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, por Çuçi e mohoi. /Lapsi.al



8 Comments

  1. Palaco i shqiperise ti je o sali,mashtron njerezit,vret dhe prap ske turp po rri e del neper media duke vazhduar me te njeten histori qe ti ben cdo dite.

  2. Na ler o nje dit rehat na ler, se vetem prej teje spo na behet me te jetojm ne shqiperi, na ke urryer vendin me mashtrimet e tua

  3. O sale sa ke rrjedh pz.ste beson me njeri po ik se me keq se ty sna ka bere asnje. Bena nje nder te gjitheve dhe largohu nga ekrani

  4. Saliu vetem shpifje dhe hipokrizi ka, kurr ska vertetuar dicka. Ngeli qytetari digital dhe burimi im. se beson me njeri joooo

  5. Ik o coj kto provat ne prokuori boll u more me mediat dhe sts ne fb se kot e ke. Keshtu nuk zgjidh asgje.

  6. Turp i madh ky Berisha. Vetem te shpif di dhe asgje tjeter. Plakushi rrjedhur mendon akoma se eshte vet ne qeveri

  7. o njeri i keq ,ik zhduku nga parlamneti se na e nxive faqen,na vjen turp nga ti qe te kemi pas kryeminister,beje nje te mire shqiperise ,largohu

  8. Po po vazhdo tani, sulmoji te gjithe, gri sallate dmth . Po tashme ka vdekur dhe kuriozitetit per te te degjuar ty. Majde as per te qeshur nuk na ben me. Je bere per gjynah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *