Detaje intriguese të momenteve të fundit të Führerit, dhe të dhëna interesante për marrëdhënien e tij me të dashurën Eva Braun kanë dalë nga dëshmia e truprojës së Adolf Hitlerit. Truproja Rochus Misch ka nxjerrë detaje në librin e tij të publikuar së fundmi me titull “Dëshmitari i fundit i Hitlerit”. Misch vdiq në Berlin në vitin 2013 në moshën 96-vjeçare. Në libër ai shkruan se në 30 prill 1945 ishte roja e Hitlerit në bunkerin ku ai strehohej gjatë luftës kur mori një mesazh nga gjenerali Keitel. Ai i shkruante se dështoi të thyente ushtrinë sovjetike në Berlin dhe dukej se fundi i Luftës së Dytë Botërore ishte afër.
“Pas kësaj Misch dëgjoi Hitlerin të fliste me qetësi me Bormann dhe të tjerët. Më pas e Hitlerin të shkonte në studion e tij ku nga pas e ndoqi Eva. Thotë se më pas pa Otto Günsche, adjutantin e Führer të mbyllte derën e tyre. Güsche i tha truprojës Misch se shefi nuk duhej të shqetësohej. Hitler i shtrëngoi dorën Günsche dhe i tha se nga ai moment ushtarët ishin të lirë nga betimi për besnikëri ndaj tij.
Më pas i kishte kërkuar që trupi i tij të mos turpërohej publikisht siç i ndodhi Musolinit ndaj duhej që ai të digjej. Në ato momente të gjithë në bunker ishin nervozë. Pati edhe përlotje. Ishte truproja Misch që e hapi derën e studios.
“Në fillim pashë Evën. Ajo ishte e shtrirë me këmbët e përdredhura dhe kokën e anuar nga Hitleri. Këpucët e saj ishin në divan. Pranë saj ishte Hitleri… i vdekur. Sytë e tij ishin paksa të hapura me një vështrim të përhumbur. Kokën e kishte të anuar” – thotë truproja e tij. Misch u rrëmbye nga Ushtria e Kuqe Sovjetike dhe u burgos në kampet e punës për 8 vjet edhe pse u përpoq të shpëtonte duke u arratisur.©LAPSI.al
Kjo deshmon se kush ishin mostrat e verteta. Njerez qe as te vdekur nuk te lene rehat por perdorin trupin e nje te vdekuri per ta poshteruar sic bene me Muslolinin. Cfare morali ka kjo? Kur nje person si Goebels, Doktor ne Filosofi me profesion (dhe jo sic e pershruajne si megafon i Hitlerit) arrin te helmoje femijet e tij te gjithe, po ashtu veten dhe gruan e pastaj djeg trupin e tij dhe te gruas per te mos u poshteruar, mund te kuptohet lehte se cfare bishash kishin perballe. Ai ishte koshient se do te neperkembin e turperonin e poshteronin femijet e tij “fitimtaret”, ndaj rezervoi nje vdekje dinjitoze. Himleri vdiq nen rrahje barbare kur u zu rob dhe jo ngaqe helmoi veten. Historia e pasluftes me tmerret e perjetuara tregoi qarte se kush ishin fitimtaret. Nje dite do te shkruhet historia e vertete.
po akoma e besoni se vrau veten hitleri,hitleri ka vdekur ne argjentin