• |
ide | kryesore

FOTO/ Kurthi që PD i ngriti Edi Ramës në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sapo Edi Rama u largua nga foltorja e parlamentit pak minuta, një nga deputetët e PD-së, Edi Paloka u çua nga vendi për t’i lënë një surprizë në tryezën e tij. Pankartën ku shkruhej “qeveri e krimit”, Paloka e vendosi  para ndenjëses bosh të kryeministrit. Me ndërhyrjen e gardistëve në sallë, pankarta është larguar dhe Edi Paloka u largua duke qeshur.

Ka qenë deputeti tjetër i PD-së, Flamur Noka, që kur është çuar të flasë ka vendosur një tjetër pankartë, në të njëjtin vend. Kësaj radhe Edi Rama e gjeti aty pankartën, ku shkruhej “qeveri e drogës”, fiks në momentin kur gardisti përpiqej ta largonte menjëherë nga posti i ndenjëses së kryeministrit. Rama e ka parë me inat gardistin që duhej të tregohej më i shkathët, ndërsa dëgjonte fjalët e Flamur Nokës, që ia përsëriti disa herë lidhjet me drogën dhe krimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *