• |
ide | kryesore

FOTOT/ Rama mbaron me Saimirin, tani ka punë me Damianin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Protestën që demokratët i përgatitën në parlament me pankartat e qeverisë së krimit dhe qeverisë mafioze, Edi Rama vetëm sa e soditi. Nga fotot, duket i qetë, sikur të kishte mbaruar punë me Saimir Tahirin, në pritje për t’i dhënë fund një séance formalitet. Por fotot nga LSA e kanë kapur duke biseduar me një tjetër ministër, Damian Gjiknurin.

Ky është një tjetër i akuzuar për lidhje me Habilajt e Vlorës. Fjalëve të opozitës, iu shtuan disa ditë më parë edhe paralajmërimet e gazetarit Blendi Fevziu në një shkrim për skandalet e qeverisë Rama. Fevziu shkruante se Habilajt kanë arritur t’i zgjerojnë lidhjet e tyre deri tek Ministria e Energjitikës. Një ditë më parë, Berisha fliste për tendera dhe investime të grupit mafioz në këtë ministri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *