• |
ide | kryesore

Halli i Ramës. Foli 8 minuta pa guxuar të përmendë asnjëherë Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e mori i fundit fjalën në seancën që iu dedikua e gjitha imunitetit të Tahirit, por ai nuk guxoi ta përmendë asnjë herë as emrin as çështjen e ish ministrit të tij më të suksesshëm. Pasi mediat analizuan deri në detaje fjalimin e tij në grupin parlamentar të mbushur me alibi dhe gënjeshtra, Rama nuk tentoi më ta evokonte Tahirin.

Ai nuk bënte dot as rrolin e të surprizuarit që luajti dy ditë më parë për faktet e reja që ishin zbuluar për lidhjet e saimirit me Habilajt.

Këto ditë doli haptas se ai ka qenë njeriu i parë që ndërkombëtarët e kanë informuar për këto lidhje. Përndryshe pse nuk e futi ai në Kabinet ministrin më të suksesshëm të   qeverisjes së shkuar dhe atë që i solli rrezultatin më të thellë në qarkun e Tiranës në zgjedhje.

Pyetja është e thjeshtë. Ai dinte më parë se të gjithë që bomba Tahiri do të plaste. Prandaj tani ku ka se çfarë të thotë.

Lapsi.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *