• |
ide | kryesore

“Le Parisien” zbulon favoret e fshehta që PSG i bën Neymar

Arkiva, F1, Sport



Gazeta franceze “Le Parisien ka zbuluar disa detaje interesante nga kontrata që braziliani Neymar ka firmosur me miliarderët e PSG-së. Sipas këtyre të dhënave sulmuesi ka disa favore më shumë nga shokët e tij të skuadrës, të cilët nga ana e tyre nuk e honepsin dot. Sipas gazetës “Neymar” ka liri totale në fushë për të lëvizur. Duhet të jetë i vetmi lojtar që nuk i kërkohet të mos bllokojë apo vrapojë pas kundërshtarëve. Gjatë stërvitjeve janë të ndaluara ndërhyrjet e shokëve të skuadrës ndaj tij sidomos në kavilje për evituar çdo lloj dëmtimi. Neymar mund të vendosë nëse do të jetë ai apo një tjetër që do të godasë penalltitë. Pas rastit të sherrit me Cavani janë marrë të tjera masa drastike. Herën tjetër do të jetë Neymar që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me penalltitë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *