• |
ide | kryesore

Meghan Markle heq dorë nga të gjitha për princin

Paparazzi, Slider



Aktorja Meghan Markle është prej 18 muajsh në një marrëdhënie me Princ Harry-n dhe gjërat po ecin në rrugën e duhur.

Pas takimit, ndonëse në mënyrë informale, me mbretëreshën, mediat raportojnë se aktorja 36- vjeçare pritet të zhvendoset në Londër në muajin nëntor.   Meghan ndodhet aktualisht në Toronto për xhirimin e sezonin e ri të “Suits”, por sipas Daily Mail, ajo do të heqë dorë për t’u zhvendosur sa më shpejt pranë partnerit të saj. Çifti do të jetojë në Nottingham Cottage në bazën e Pallatit Kensington. Nuk dihet sesi familja mbretërore e ka pritur këtë vendim të tyre për të jetuar bashkë përpara martese, por nuk do të ishte hera e parë që princ Harry do të thyente protokollin. Kjo nuk është “sakrifica” e vetme që duhet të bëjë 36-vjeçarja për të qenë pranë princ Harry-it. Ajo do të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi dhe nga shumë gjëra të tjera që ishte mësuar t’i bënte në jetën e saj si një aktore, për t’iu nënshtruar rregullave strikte, ashtu siç ka ndodhur dhe me dukeshën Kate Middleton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *