• |
ide | kryesore

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Tani nuk ka vlerë kontrolli në banesat e Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda po e konsideron të pavlerë vendimin e mazhorancës parlamentare për të lejuar vetëm kontrollin e banesave të ish -ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për të ushtruar kontroll personal ndaj tij.

“Pas kaq kohe është e pakuptimtë të ushtrosh kontroll banese”,  tha për lapsi.al një burim nga prokuroria.

Prokurorët nuk do të shkojnë as në Gjykatë për të marrë mandat për të kontrolluar apartametet e deputetit Tahiri.

“Kjo nuk do të thotë se hetimet nuk do të vazhdojnë”, sqaroi i njëjti burim.

Krimet e Rënda e kërkuan kontrollin e banesës, pasi synonin të gjenin aty sendet e çmuara që grupi i Habilajve thoshte në bisedat e përgjuara, se i kishte bërë dhuratë Tahirit për nënën dhe bashkëshorten.

“Ka kaluar 1 javë. Kontrolli duhet të kishte qenë i menjëhershëm”, vijon për lapsi.al burimi nga prokuroria.

Hetimi do të përfshijë edhe disa fashikuj të tjerë që kanë mbërritur nga Italia. Priten edhe disa materiale të tjera shtesë jo vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe nga Antimafia e Leçes.

Në dritën e provave të reja, prokuroria mund të rikthehet në kuvend me të njëjtën kërkesë si më parë: autorizimin për ta arrestuar ish -ministrin e Brendshëm, nën akuzën për trafik droge, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje në një grup të strukuruar kriminal të narkotrafikut. /Lapsi.al



1 Comment

  1. Prokuroria nuk duhet te terhiqet. Ti tregoje politikes dhe atyre juristo-policeve ne parlament qe e duan Shqiperine dhe zanatin e vet.
    Populli eshte me prokurorine. Mjaft me “dorheqje” drejtoresh e urdhra verbal. Koha ministrave per tu futur ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *