• |
ide | kryesore

Shpërthimi me tritol në Burrel, policia jep detajet  

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë nga shpërthimi i sotëm me tritol që ndodhi në Burrel. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lënda plasëse ishte hedhur pranë mjetit tip “Land Rover”, e 50-vjeçarit F.B. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00, në lagjen “Drita”.

Informacion paraprak
Rreth orës 21.00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në hyrje të qytetit të Burrelit, pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip “Land Rover”, ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.

Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *