• |
ide | kryesore

U largua nga “Xing”në Tv Klan, Fifi zgjedh Top Channel

Paparazzi, Slider



Pak ditë larg emisionit të parë të Luanës për këtë sezon televiziv në Top Channel, u zbulua një tjetër detaj.

Do të quhet “Shiko kush luan” dhe do të ketë pjesëmarrës emra të njohur të ekranit. Autori i programit, Blendi Salaj, konfirmoi për TiranaPost se “Fifi nga orkestra sjell muzikën”. Pra, Filloreta Raçi do të lëvizë nga Klani në Top Channel, në një emision që do të jetë konkurrent i drejtpërdrejtë i “Xing-ut”Ajo u largua nga “Xing me Ermalin” në fund të sezonit të shkuar dhe sipas Mamaqit, ishte i pamundur bashkëpunimi i tyre pasi Fifi është shumë e angazhuar me aktivitetet e saj. Mesa duket jo. Gjithashtu qarkullojnë fjalë se Rashel Kolaneci do të shkojë gjithashtu në Top Channel, për t’i zënë vendin Marinës, por kjo mbetet e pakonfirmuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *