• |
ide | kryesore

(VIDEO) Tentativë vrasje e armëmbajtje pa leje, arrestohet nipi i ish-deputetit të PS

Arkiva, Lajme, Të fundit



20-vjeçari Danjan Ndoka, nipi i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, u vendos ditën e sotme në pranga. Ai u kap në një operacion të zhvilluar nga forcat RENEA dhe policia e Lezhës. Ndoka akuzohet për një sërë veprash penale. I riu është akuzuar edhe nga Sali Berisha, opozita në tërësi dhe LSI.

20 vjeçari akuzohet për plagosjen e aktivistit të LSI-së, ditën e zgjedhjeve, në Shëngjin. I rrethuar nga një numër i madh efektivësh të RENEA-s dhe policisë së Lezhës, Ndoka është çuar me pranga, dhe me kokën ulur në Komisariatin e Lezhës mbrëmjen e sotme. Gjatë arrestimit atij iu gjet edhe një pistoletë e markës “Smith Wesson” me mulli me 6 fishekë.

Ai akuzohet për “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”; “Plagosje e rëndë me dashje”; “Armëmbajtje pa leje”; “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”; “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur në kohë të ndryshme, njëra kur Ndoka ishte 17 vjeç. ©LAPSI.AL        



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *