• |
ide | kryesore

Del dokumenti/ Shërbimet Sekrete Italiane alarm për trafikun e drogës nga Shqipëria

Arkiva, Lajme, Të fundit



Emisioni “Opinion” ka publikuar sot një dokument të shërbimeve inteligjente ushtarake lidhur me trafikun e kryer nga shqiptarët përmes detit.
“Në përputhje me informacionin e marrë dje nga Italia (Shërbimet Inteligjente Ushtarake) gjatë një aktiviteti moniturues është vënë re se disa grupe kriminale shqiptare, të njëjtë me ata që gjatë eksodit të shqiptarëve në vitet 1997-2000 çonin njerëz nga Shqipëria në Itali (brigjet e Pulias), janë duke kërkuar informacione për kostot dhe kohën e implementimit lidhur me një porosi për të paktën 40 varka (fillimisht 20 dhe më pas 20 të tjera) me motorë të fuqishëm, (të paktën tre motorë me 200 kuaj fuqi secila) për aktivitetin e tyre të paspecifikuar që do të nisë në një të ardhme të afërt.
Sipas shërbimeve inteligjente, një grup (delegacion) i këtyre “biznesmenëve shqiptarë” vizituan disa kantiere detare në brigjet e Adriatikut për të parë modelet e skafeve, pajimet, kohën e implementimit etj.
Sikurse është raportuar nga pronarët e këtyre kantiereve, delegacioni u ka bërë atyre me dije se ishin të interesuar për të hapur disa aktivitete të turizmit detar në rivierën shqiptare (Sarandë dhe zonat pranë saj) dhe se gjithashtu ishin të interesuar për të parë edhe tregun grek për të njëjtat arsye.
Bazuar mbi këtë dhe përvojat e mëparshme të këtyre grupeve kriminale dyshohet se ata duan të nisin një aktivitet të transportit ilegal të emigrantëve nga Turqia përmes Greqisë. Kjo mund të jetë një zgjidhje logjike dhe praktike në kushtet e kufijve të mbyllur me gardhe dhe mure nga vendet e Ballkanit.
Tashmë është e nevojshme të vihet në dukje se me një skaf të pajisur me këtë lloj motorësh ata mund ta mbulojë distancën (nga bregu në breg) Shqipëri-Itali të paktën për 1 orë e gjysmë dhe duhet të shtojmë se do të kenë si zonë të lirë 500 km vijë bregdetare ku mund të zbresin emigrantë ilegalë, ndaj në këto kushte do të jetë e pamundur që t’i bllokojmë dhe të procedojmë në identifikimin e tyre.
Zhvillimet mbi ngjarjen po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga Zyrat Përgjegjëse Italiane dhe informacione të tjera do t’ju komunikohen në vijim” – thuhet në dokumentin e publikuar.



2 Comments

  1. qelbesirave ruqi,rama,xhafa,tahiri nuk ju mjafton burgu por varje ne litare ne publik,morren ne qaf te rinjet e femijet shqiptar

  2. O Kalemi, po a e ke pa se me cfare anglishteje eshte shkrujt ajo leter bakalli? Po mos na boni, ju dhe Qerosi qe publikon budallaliqe ksisoji qe ti japim te drejt atij drogaxhiut te gjate. Prisni sa te dalin prova te verteta e te forta, se me kshu traplliqesh ju bo zbor ai, sic i boni prokurorve te Qorrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *