• |
ide | kryesore

Duhej arrestuar apo jo Tahiri? Lexoni mesazhin e plotë të Donald Lu

Arkiva, Lajme, Të fundit



Interpretimi i mesazheve që vijnë nga amerikanët këto ditë është i ndryshëm. Mesazhi që dha Donald Lu duket sikur ka kënaqur Edi Ramën që e falenderoi menjëherë, ndërsa nga opozita mesazhi i tij lexohet si kritikë për bllokimin e arrestimit të Tahirit.
Socialistët fokusohen tek përmendja e “gjyqeve komuniste”, kurse opozita lexon shprehjen “askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”. Lexojeni të plotë fjalimin e diplomatit Donald Lu:
“Më lejoni tju them dy fjalë lidhur me polemikat aktuale lidhur me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme, në Spaç, Burrel e Qafë Krrabë.
Në 27 vitet e tjera ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm nga e djathta dhe nga e majta që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë pa pushim.
Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është i pafajshëm apo jo, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile dhe ju si të rinj, qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën.
E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partive politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë.
Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë por jeni njerëz që votoni. I dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i Kuvendit dhe ministër i lartë i Kabinetit.
Është përgjegjësi e juaj që publiku të kërkojë të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm njerëzit duhet ta dinë këtë, nëse është fajtor ai duhet të përballet me drejtësinë”.



1 Comment

  1. “Shqiptaret duhet te dine te verteten” jane pike per pike fjalet e Saimir Tahirit vete. Mos prisni nga kinezi I mutit lu, qe te jete kunder Tanirit. Ai eshte I perfshire vete megjithe bucen e rrugeve vlahtang ne trafikun e droges ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *