• |
ide | kryesore

Rama u vërsulet prokurorëve që i kujtuan arrestimin e ish-kryeministrit kroat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që i kujtonte atij arrestimin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader. Në një intervistë dhënë për Tv Klan, Rama tha se kjo ishte e papranueshme dhe se ata duhet të ndalin lidhjet me politikën.
“Është në shkelje të plotë të ligjit. Vetëm kaq mjafton për të thënë se në çfarë pike jemi. Desha t’ju kujtoj atyre që të bëjnë punën e tyre të shkëputur telefonikisht apo në çfarëdo forme tjetër nga partitë politike dhe të çojnë përpara një proces për të cilin kanë shkollën, kanë dhe eksperiencën e nevojshme që mos turpërojnë institucionin dhe të mos na turpërojnë të gjithëve” – tha Rama. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *