• |
ide | kryesore

Lubonja për ofendimin e gazetarëve: Rama t’i vërë gishtin kokës, po bën kastrimin e mediave

Arkiva, Të fundit



Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, shfaqjen e Ramës me gazetarëve, Lubonja e ka cilësuar si të shëmtuar. Ai u sugjeron mediave që të mos bashkëpunojnë me të për të zgjidhur problemet e tyre ekonomike apo financiare, por kërkon prej tyre të ndërgjegjësohen, pasi, sipas tij Rama, është armik i drejtësisë dhe i mediave që rrezikon dhe ekonominë e tyre. Ndërsa gazetarëve Lubonja u thotë t’i bëjnë thirrje ndërgjegjes dhe dinjitetit të tyre, por njëkohësisht dhe të ardhmes së tyre profesionale. “Dakord që kemi gazetarë që shërbejnë, por deri në këtë shkallë sa të pranojnë të poshtërohen kështu, kjo nuk pranohet”, – tha ai.

Që gazetaria ka një mijë probleme kjo dihet. Dhe që gazetarët kanë nevojë për më shumë profesionalizëm, më shumë dinjitet dhe koherencë, po ashtu dihet. Por, unë mendoj se shkaktari numër një i situatës së rëndë të medias është ky kryeministër, i cili me një mendjeshkurtësi dhe injorancë, po përdor fjalën që përdori ai, mendon se në një demokraci mund të ecët pa media të pavarur dhe gazetarë. Është ai i pari që ka bërë politika me kastrimin e mediave, nëpërmjet korruptimit të tyre përmes pushtetit ekzekutiv. I ka pasur në dorë dhe kur ka qenë në bashki. Gjëja e parë që duhet të bëjë kryeministri është t’i vërë gishtin kokës, por ai në vend që t’i vejë gishtin kokës po ia vë të tjerëve dhe ka tentativa që ta bëjë këtë në mënyrë gjithnjë e më syçjerrët. Pra, po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.” – shprehet Lubonja.

 

 



3 Comments

  1. lubonja deri dje rames ja ke ljubi bythen tash mos na u ben anti ram,fjalet e tua,te mero qeros bazes,andi bushatit jan fjal ne kazan.naten bythlepires duten gjoja shani ramen.

  2. Per ty Fatos edhe ashtu kastrimi nuk eshte ndonje problem.Se pari pranoni se mediat ne Shqiperi jane me zi se vete politika.Pak ka gazetare qe e meritojne kete thirrje,pak ka media objektive.Objektiviteti mediatik eshte ne nivelin me te ulte.Gjithe shqiptaret e dine se cila gazete apo televizion eshte me PS-ne e cila me PD-ne a LSI-ne.Madje dihet apriori se cili gazetar a gazetare do te anoje nga njera e kush nga tjetra parti.Mos te flasim pastaj per analistet apo opinionistet qe sillen si te ishin avokatet partiak duke bere prokurorin e gjykatesin ,presidentin e kryeministrin.Vetem te shikosh emisioni.Emisioni “Te Pa ekspozuarit” eshte eshembulli me eklatant ku moderatori Ylli Rakipi garon me “kokat e menqura” Lubonjen e Bushatin ne etiketime akuza ,madje konfrontohen deri ne perplasje mes veti se cili do te nxije me teper institucionet dhe personalitetet e zgjedhura legalisht nga sovrani.Nuk qajne koken fare per opinionin dhe te verteten as per faktet e ndjesite e shumices se qytetareve sepse jane ata qe i kane zgjedhe .Thellohet Lubonja ne mendime me grimansa e levizje thuase eshte Ajnshtajni e pas tij shterngohet Bushati per ti nxene maje ,por kercen Rakipi duke mos pranuar te mbetet prapa ne vleresimet dhe opinionet gjeniale madje duke i kercnuua se ai eshte shefi ne ate emision.O zot ! Nuk e di a e kuptojne keta “te menqur” sa te neveriteshem duken ,por fale zotit e teknikes shpetimin e gjejme ne ndrrimin e kanalit apo fikjen e TV-se.Rama ka fole pak dhe pajtohem se ato ishin vetem opinione ne krahasim me ate qe meritojne .shumica e gazetareve.Klodiana Lala flete si te ishte kryeprokurorja e Shqiperise me informasta e dis zinformate me gjysmegenjeshtra e genjeshtra te kulluara duke i nderhy secilit si nje sorre larce nuk din te pushoje pastaj behet si tufa e sorrave duke folur nga tre,kater a pese pernjehere.Jo jo nuk ka keshtuu askund ne .Por klodiana nuk heshte si turreci duke bere kryeprokuroren,gjykatesin e policin.I vjen njeriut te vjelle .Te isha si Rama ndryshe u kisha thene .A e shihni ndonjehere veten si jeni bere.Lubonja ti je i veqante beso sa here te filloshe te flasish une shkoj ne tualet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *