• |
ide | kryesore

Natassia Malthe: Si më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale Harvey Weinstein

Arkiva, Paparazzi, Slider



Natassia Malthe ka pohuar se Weinstein pas ndarjes së çmimeve BAFTA në vitin 2008, i kishte shkuar në dhomën e hotelit Sanderson në Londër dhe e kishte dhunuar.

Pasi i kishte treguar asaj se ka fjetur me disa aktore të njohura, Weinstein besohet se e ka detyruar Malthen që të kryejë marrëdhënie seksuale, përkundër lutjeve të saj që të ndalet. Javë më vonë ai kishte telefonuar aktoren dhe e kishte ftuar që të konkurronte për filmin “Nine”. Malthe pasi fitoi këtë rol filloi të takohej me një trajner vallëzimi, derisa Weinstein e kishte telefonuar përsëri dhe i kërkoi takim në të cilin do të ishte e pranishme edhe një asistente. Gruaja që ai kishte pohuar se ishte asistente kreu marrëdhënie seksuale me Wesinteinin dhe ai i kishte kërkuar Malthes që t’i bashkohej. Ajo s’mundi dot ta kundershtonte. “Mezi dola sot këtu. Shoqëria më inkurajoi që të bëjë këtë gjë. Gjithashtu këtë po e bëj për tre djemtë e mi, me qëllim që ai të kuptojë se si të trajtojë një femër dhe për femrat e vogla që nuk duhet të përjetojnë ato që kalova unë në rrugën drejt suksesit në Hollywood”, ka shtuar ajo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *