• |
ide | kryesore

Raporti/ KLSH: Për vitet 2014-2016, abuzimet në administratën shtetërore 720 mln euro

Arkiva, Të fundit



Abuzimet e administratës shtetërore me fondet e buxhetit të shtetit për vitet 2014-2016 kapin vlerën e 720,5 milionë eurove. Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi dje shifrat me abuzimet e konstatuara nga auditimet që ka kryer gjatë periudhës janar –shtator të këtij viti. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik në vlerën e 720 milionë eurove është shkaktuar nga abuzimet në fushën e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas KLSH-së, mesatarisht për çdo ditë të këtij viti buxheti i shtetit humbet 2.7 milionë euro. KLSH konstaton se sektori me më shumë shkelje është riblerja e pronës shtetërore, doganat dhe prokurimet. Për këto shkelje, KLSH ka kallëzuar penalisht 83 zyrtarë dhe ka kërkuar dhënien e 1,014 masave disiplinore.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *