• |
ide | kryesore

Tahiri i shpëton arrestimit, por çfarë thotë për këtë Ilir Meta

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me Saimir Tahirin. Pas vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm i vetmi që ende nuk ka thënë një fjalë për këtë çështje është Presidenti i Republikës. Ai u pyet nga gazetarët në lidhje çështjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri pas pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare “Forcimi i vendimeve ne Gjykate”.
“Nuk kam asnjë koment për çështjen e heqjes së imunitetit, por të gjitha forcat politike dhe të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës, në përpjekjen për sundimin e ligjit”, – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *