• |
ide | kryesore

Video e aksionit/ Policia prish festën me kokainë dhe prostituta në hotel

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në videon më poshtë duket se si policët hyjnë befasisht në një dhomë hoteli, ku disa të rinj konsumonin kokainë nën shoqërinë e prostitutave. Ngjarja ndodh në një hotel tek ish Tregu Elektrik në Tiranë, ku u arrestuan disa vajza që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Vajzat kontaktoheshin nga një shoqe e tyre, e quajtur Albina Kasa. Nga ndërhyrja e policëve me maska janë arrestuar taksistët, pronari i hotelit, vajzat që prostituonin dhe të rinjtë që i kishin paguar.

Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Ardi Veliu doli në konferencë për shtyp për suksesin e operacionit duke e përshkruar me fraza të tipit “shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Tiranë”. Shikoni vidoen kur policët me maska shpërthejnë derën e hotelit dhe i prishin festën të arrestuarve, një makth i vërtetë:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *