• |
ide | kryesore

Zero investime të huaja në Shqipëri/ Rama: Fajin e kanë gazetarët (Video)

Arkiva, Të fundit



Mos takoni gazetarë as mos lexoni gazeta, se ju pengojnë gjithë aparatin tretës, ju siguroj që kush investon në Shqipëri nuk do të pendohet neser. Pavarësisht se çfarë thuhet dhe këndohet nëpër frëngjitë e medias, Shqipëria është një vend i sigurt duke filluar nga turizmi”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama në një aktivitet për investimet e huaja ditën e sotme. Duket se Ramës nuk i ka mjaftuar sulmi i djeshëm ndaj gazetarëve, prandaj vendosi që edhe ditën e sotme ta nisë duke i anatemuar ata.

Rama u thotë investitorëve të huaj që mos dëgjoni gazetarët se ata e kanë fajin pse ka kaq pak investime të huaja në Shqipëri. Rama mundohet që këtë fabul t’ia shesë si publikut ashtu edhe investitorëve të huaj. Këtu fajin e ka media dhe jo qeveria për këtë gjendje.

Por sa e vërtetë është kjo që thotë Rama dhe sa investime të huaja ka sjellë qeveria e tij?

Nëse nisemi nga të dhënat e INSTAT, investimet e huaja kanë pësuar një rënie vitin e kaluar me 5 %. Po ashtu, përpos TAP-it dhe koncesionarëve të naftës si Bankers Petrolieum, nuk mund të sjellim një emër tjetër të ndonjë investimi të madh të huaj në vend. TAP është një investim që shumë shpejt do të përfundojë, ndërsa Bankers investon kryesisht në rritjen e shpenzimeve dhe fitimit të kompanisë, investime të cilat falë politikave favorizuese të qeverive tona, shkojnë më së shumti në xhepin e kësaj kompanie se sa në buxhetin e shteti shqiptar.

Pak kohë më parë DASH publikoi një raport ku thuhej se gjatë vitit 2016 klima e investitorëve të huaj në vend u përkeqësua ndjeshëm. Indeksi i Dhomës Amerikane i vitit 2016 ra në 37.94 pikë, një ndër nivelet më minimale qysh kur ky indeks filloi të hartohej në 2012-n. Po ashtu Dhoma Gjermane e Tregtisë në një anketim për klimën e biznesit 2016 vërejti se Shqipëria renditet e 19-ta ndër 20 vende për atraktivitetin e investimeve, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Ne duam të qëndrojmë këtu dhe të vazhdojmë të investojmë më shumë. Por që kjo të jetë e mundur dhe që Shqipëria të tërheqje investime të reja, ne kemi nevojë për një mjedis biznesi ku të mbizotërojë funksionimi i ligjit.” – shkruante Shoqata e Investitorëve të Huaj në raportin e saj.

Duke dëgjuar kanadezët dhe amerikanët, që po ikin nga sektori i naftës, po mendoja për Albpetrolin, se si mund të investosh aty. Por kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më diplomatë, duke parë vështirësinë e situatës, është shumë e vështirë për ne t’u themi investitorëve hajdeni, sepse do jetë ambasada që do t’u thotë mos hajdeni, sepse situata nuk është e përshtatshme”, – tha Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë në një deklaratë publike në vitin 2016.

Po ashtu, Rama 3 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit përballë gazetarëve nuk dinte të përmendte një investim të madh të huaj që kishte bërë në 4-vjeçarin e kaluar të qeverisë së tij. (Video poshtë)

Ndërkohë, në një raport të Bankës Botërore së fundmi, thuhet se investimet e huaja do të bien me 22% deri në vitin 2019. Pavarësisht këtyre fakteve, Rama vazhdon refrenin e tij duke sharë dhe akuzuar mediat e gazetarët se ata e kanë fajin pse nuk ka investime të huaja në vend, kur kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë.

Ndoshta në këtë pikë, Rama duhet të pyesë veten se a mund të vijnë investitorët e huaj në një vend ku ish-ministri i Brenshëm akuzohet se është pjesëtar i një orgaznizate kriminale dhe për të cilin prokuroria kërkoi arrestim. © Lapsi.al

 

 

 



2 Comments

  1. si nuk ka investime te huaja,mao LU ce dun e vllahutin se bashku me vuqiq e erdogan e ben shqiperin kolumbi ,sicili e avganistan.ramen e kan sekretar partie,tahirin exportues,balilin bleres,ruqin dorzan e xhafen avokat,nuk po merrem me kazanet,derrat,lopet e delet e rames.

  2. Nuk na duhen investimet e huaja sepse kemi per te investuar miliarda eurot e droges, krimit e vjedhjeve te ketyre viteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *