• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla vazhdon mandatin edhe për dy vjet të tjera?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do të largohet në muajin dhjetor, por pas dy vitesh. Kështu raporton Vizion Plus duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, të cilat thonë se Llalla do të qëndrojë në detyrë për shkak të ndryshimeve kushtetuese në kuadër të reformës ne drejtësi. Mandati i kreu të organit te akuzës është 7 vjet dhe ky parashikim ligjor vlen edhe për Adriatik Llallën i cili ka 5 vjet në këtë detyrë.

Për të mbështetur këtë argument sipas Prokurorisë se Përgjithshme vlen edhe precedent i Ina Ramës, pasardhëses se Adriatik Llallës. Kur u emërua Ina Rama ishte pa mandat, por më vonë u ndryshua Kushtetuta, e cila i vendosi një mandat 5-vjecar.

Mbetet për t’u parë nëse zgjatja e mandatit të Llallës do të shkaktojë ndonjë përplasje të mundshme me mazhorancën. Më herët kryeprokurori është atakuar nga ambasadori amerikan, Donald Lu.

 



1 Comment

  1. Me siguri Llalla do te ngelet ne siten e Vetingut dhe per kete eshte i vetedijshem,por kete pretendim e ka hudhe vetem si shashke.Ne fakt ky u perplas me ambasadorin Lu sepse deshtoi perpjekja e tij per te lindue grauaja e tij ne SHBA e cila gje do ti mundesonte bashkeshortes dhe vete Llalles qendrim te perhereshem atje,Ishte kjo per azil te heshtur te cilen gje me siguri e pengoi ambasadori sepse ai duinte rekordet e Llalles dhe pergjegjesine qe duhej te jepte para drejtesise pas hyrjes ne fuqi te reformes zgjedhore dhe pas Vetingut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *