• |
ide | kryesore

BE injoron pavarësinë e Katalonjës: Do të punojmë vetëm me qeverinë e Madridit

Arkiva, Planet



Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk deklaroi se fakti që parlamenti katalanas shpalli pavarësinë nga Spanja nuk ndryshon asgjë. Tusk u shpreh se Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë vetëm me qeverinë qëndrore në Madrid.

“Për BE-në, asgjë nuk ka ndryshuar, Spanja mbetet bashkëbiseduesi ynë i vetëm”, shkroi Donald Tusk në Twitter.

Parlamenti katalanas votoi sot pro pavarësisë nga Spanja. Katalonja zyrtarizoi kështu pavarësinë e njëanshme. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *