• |
ide | kryesore

Madridi shpërbën parlamentin katalanas, zgjedhje të parakohëshme në dhjetor

Arkiva, Planet, Të fundit



Senati spanjoll ndërmori hapin e paprecedentë të aprovimit të masave që do lejojnë qeverinë në Madrid të marrë kontrollin e Katalonjës. 214 pjestarë të senatit votuan pro, ndërsa 47 kundër. U vendos edhe të mbahen zgjedhje të parakohëshme për rajonin që pritet të zhvillohen më 21 dhjetor.

Kryeministri Mariano Rajoy e cilësoi një akt kriminal e të kundërligjshëm shpalljen e Pavarësisë së Katalonjës. Pavarësia u shpall sot nga parlamenti rajonal me shumicë votash. Ai ftoi spanjollët të ruajnë qetësinë.

“Qeveria do të marrë të gjitha masat për të rikthyer ligjshmërinë në Katalonjë. Spanja është një komb i madh dhe një shtet serioz. Ne nuk do të tolerojmë që pak njerëz të përpiqen të likuidojnë Kushtetutën tonë”, – tha Mariano Rajoy, kryeministër i Spanjës.

Menjëherë më pas, Rajoy mblodhi Këshillin e Ministrave ku vendosën shkarkimin e presidentit katalanas, Carles Puigdemont e të ministrave të tij, si dhe rikthimin e rendit kushtetues në rajon.

Më herët gjatë së premtes, kryeministri u kërkoi senatorëve të aprovonin aktivizimin e nenit 155, që parashikon vendosjen e sundimit direkt në Katalonjë e marrjen e kontrollit të policisë, financave e televizionit publik. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha në një reagim se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, kundër shkëputjes së Katalonjës. Kundër doli edhe Britania e Madhe, që ka një problem të ngjashëm me Skocinë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *