• |
ide | kryesore

Neymar sherr edhe me trajnerin e tij, arsyeja do t’ju habisë

Arkiva, Sport



Të shohësh futboll në TV, çfarë mërzie për Neymar. Nëse e mbani mend shkrimin e Le Parisien (lexo më poshtë) mbi privilegjet e Neymar te PSG, tashmë shtohet edhe një kërkesë tjetër. Braziliani i mbërritur në skuadër në verë për 222 milionë euro është nervozuar me trajnerin Unai Emery. Sipas “UOL Esporte” sulmuesi i PSG-së ka kërkuar të anashkalojë teknikun spanjoll që “e detyron” atë dhe shokët e tij të ulen përpara një ekrani dhe të shohin video mbi ndeshjet e kundërshtarëve. Në fakt bëhet fjalë vetëm për 30 minuta, por Neymar është mërzitur. Mësohet se këtë kërkesë ai ia ka drejtuar edhe drejtuesve të klubit dhe shokëve të tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *