• |
ide | kryesore

Parlamenti katalanas shpall pavarësinë nga Spanja

Arkiva, Planet, Të fundit



Parlamenti katalanas votoi pro shpalljes së pavarësinë nga Spanja.

Parlamenti votoi me 70 vota pro dhe 10 kundër. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy më herët i tha Senatorëve se ishte nevoja për sundim të drejtpërdrejtë për të kthyer “ligjin, demokracinë dhe stabilitetin” në Katalonjë.

Kriza filloi kur katalanasit votuan me referendum për pavarësi nga Spanja, votim i cili u shoqërua me mjaft trazira dhe u plagosën rreth 900 persona.

Qeveria katalanase deklaroi se 90% e votuese në referendumin për pavarësi votuan pro shkëputjes nga Spanja. Por, gjykata kushtetuese e Spanjës e shpalli joligjor referendumin.

Kryeministri Rajoy premtoi se do të vendoste rregullin në Katalonjë. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *