Po mbushen gati dy orë që Tahiri ëhstë future brenda ambienteve të Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Seanca e marrjes në pyetje nga prokurorët pritet të jetë e gjatë, pas akuzave të ngritur kundër ish-ministrit.
Ndërkohë, mësohet se Tahiri pas 60 minuta marrje në pyetje ka kërkuar cigare, të cilat ia ka çuar shoferi i tij
Ka qenë ora 14:00 kur deputeti Saimir Tahiri ka hyrë në Krimeve të Rënda për tu marrë në pyetje lidhur me akuzat që ka ngritur Prokuroria për të.
Gjithashtu, oficerët e prokurorisë dje kontrolluan shtëpinë e Tahirit tek kodra e Diellit për mëse dy orë në kërkim të provave.