• |
ide | kryesore

Pas debatit në spektakël, Alketa e fton sërish Fiori Dardhën në “DWM” (FOTO)

F1, Paparazzi



Debati i ashpër me Robert Aliajn dhe largimi i Fiori Dardhës nga “Dance with me” për disa ditë rresht kryesonte lajmet, pasi kjo e fundit u largua pas një ofendimi të bërë nga Roberti.

Megjithatë duket se marrëdhëniet e saj me produksionin kanë mbetur të mira. Kjo duket edhe nga postimi i fundit i bërë nga moderatorja e cila është bashkuar me vajzat e spektaklit për të ndjekur shfaqjen “Çifti i çuditshëm” me regji të Inis Gjonit. Fiori e ka postuar këtë foto në Instagramin e saj dhe aty nuk ka munguar as komenti i Alketës e cila i bën një thirrje moderatores: “Në finale të gjitha bashkë. Mendojeni!” Nuk ka munguar as përgjigjia e kësaj të fundit thjesht me disa Emoji me fytyrë që çuditet dhe disa buzëqeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *