• |
ide | kryesore

Pas shpalljes së pavarësisë, prokuroria nis hetimin për presidentin e Katalonjës

Arkiva, Planet, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës do të nisë javën e ardhshme një procedurë gjyqësore kundër presidentit katalonas, Carles Puigdemont për “mosbindje të autoritetit qendror”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë Publike, pas miratimit në Parlamentin katalanas të një deklarate për pavarësi.

“Prokuroria do të paraqesë një ankesë javën e ardhshme për rebelim kundër Carles Puigdemont”, një vepër e dënueshme me burg deri në 30 vjet, pohoi për median ky zëdhënës.

Parlamenti i Katalonsë miratoi sot një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.

Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonisë, që nënkupton shkarkimin e drejtuesve katalonas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *