• |
ide | kryesore

Rama përdor bibliotekën e kryeministrisë për “qokat” e partisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dosja e përgjimeve nga Italia e vuri Edi Ramën në një situatë aq të vështirë, saqë e vetmja rrugëdalje i mbeti një veprim tjetër skandaloz. Me një shpërthim të papërmbajtur nervash, i quajti gazetarët “idiotë” “të painformuar” dhe që “nuk lexojnë as pesë rreshta”.
Këtë të premte, Rama u shfaq në ERTV brenda një biblioteke, por jo për të lexuar. Me raftet e librave pas krahëve, kryeministri foli për të mirat e “Bashkëqeverisjes me qytetarët”. Me vete kishte marrë edhe disa ministra dhe deputetë.

“Bashkëqeverisa me qytetarët” mbeti një projekt jetim, pas largimit të Saimir Tahirit nga forumet e Partisë Socialiste. Për ta mbajtur gjallë frymën e projektit, iu desh të organizonte një “qokë” sot dhe për këtë, përdori bibliotekën publike të kryeministrisë.
Ta përdorësh bibliotekën dhe librat për fasadë të fjalimeve politike dhe pastaj të akuzosh të tjerët se nuk lexojnë është një hipokrizi tipike e Ramës. Ndërkohë ai vetë e ka pranuar se librat i ka zëvëndësuar prej kohësh me serialet. Mund të bisedosh me të për detaje të “Homeland”, “House of cards” dhe seriale të tjera, që janë pasion i kryeministrit prej kohësh. Këtë e tregoi në një intervistë pak muaj më parë, për Mira Kazhanin:
“Një gjë që e bëj me shumë qejf është që të rri në shtëpi dhe të shikoj filma. Jam shumë i dhënë pas kinemasë dhe në fund të ditës sime gjithmonë ka një film deri në 2 të natës. Domethënë, pasi kam mbaruar gjithë detyrat e tjera do e shoh një gjysmë filmi, një çerek filmi, një film të plotë, varet, por gjithmonë kinemaja është një pasion”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *