• |
ide | kryesore

Rusia teston raketën “Satan 2”, e aftë të shkatorrojë vende si Franca apo Britania (VIDEO)

Arkiva, Planet



Rusia testoi me sukses raketën bërthamore ‘Satan 2’. Testimin e konfirmoi ministri i Mbrojtjes së vendit.

Raketa, e cila njihet gjithashtu si RS-28 Sarmat u lëshua nga qendra Plestek dhe fluturoi për rreth 5700 kilometra, përpara se të godiste objektivin në Kura.

Sipas raporteve britanike, kjo lloj rakete ka fuqi shpërthyese për të shkatërruar një territor sa Franca apo Teksasi.

Rusia po kërkon të prodhojë një gjeneratë tjetër të raketave balistike ndërkontinentale. Kjo lloj gjenerate do të jetë e aftë të shkatërrojë çdo lloj mbrojtje.

Satan 2 mund të përdoret në vitet 2019 ose 2020 dhe do të mbajë mbushje bërthamore prej 40 megatonësh, 2.000 herë më të fuqishme se sa bombat bërthamore të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *