• |
ide | kryesore

Tahiri del “i zbutur” nga prokuroria, falenderimi për hetuesit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndryshe nga agresiviteti që tregoi në Këshillin e Mandateve, Tahiri foli pozitivisht për hetuesit, dy orë e gjysëm pasi kishte qëndruar në prokurori. Prononcimin e tij në dalje të prokurorisë e nisi me një falenderim.

“Falenderoj prokurorët që morën arasysh kërkesën time për një hetim të gjithanshëm, objektiv dhe të paanshëm për t’i shkuar të vërtetës deri në fund dhe dua të shpreh disponibilitetin tim për t’iu përgjigjur akuzave të prokurorisë”

Me nisjen e hetimeve, Tahiri kërkoi mbylljen e debatit politik, në përpjekje për të lënë jashtë kolegët e tij të Partisë Socialiste.

“Nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush apo ta kthej akoma më keq në një histori debati politk. Debati politik duhet të mbyllet. Beteja ime është para drejtësisë.”

Për gazetarët Tahiri nuk dha asnjë detaj nga seanca e marrjes në pyetje, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndryshuar qëndrim për shumë nga çështjet që ka folur deri tani.

“Po ju kërkoj që atë që bëra me prokurorët brenda të mos e bëj edhe këtu, se është punë e dyfishtë. Jam i hapur për cdo hetim dhe jam i gatshëm t’i shkoj deri në fund të drejtës time”

Tahiri është nën akuzë për trafik narkotikësh, korrupsion pasiv dhe për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai i shpëtoi arrestimit pas mbrojtjes që i bëri partia socialiste në parlament.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *