• |
ide | kryesore

Zbulohet i dashuri i ri i Kendall Jenner, modelja në lidhje serioze

Arkiva, Paparazzi



Supermodelja Kendall Jenner mesa duket po jeton ditë të lumtura, pasi ka rënë kokë e këmbë në dashuri me basketbollistin, Blake Griffin.

Prej kohësh në fakt përflitej se ajo ishte në lidhje dashurie, por motra e Kim Kardashian nuk e ka pranuar ende këtë romancë.

Burime për Us Weekly kanë bërë me dije se Kendall është mjaft e dashuruar, dhe se kjo është një lidhje serioze. Ajo po mundohet që të kalojë shumë kohë me 28-vjeçarin edhe pse prioriteti i saj më i madh është karriera.

Kendall duket e qartë në objektivat e saj, dhe pa dashur të flasim para kohe, nuk duket se ka në plan të bëhet mama, si motrat e saj, Kim, Khloe dhe Kylie të cilat janë shtatzënë në të njëjtën kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *