• |
ide | kryesore

Lirohet pedagogu shqiptar i arrestuar për terrorizëm në Malajzi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pedagogu shqiptar i arrestuar në Malajzi pak kohë më parë për terrorizëm është liruar nga autoritetet e Malajzisë. Lajmi për lirimin e Klodjan Zaimaj i njohur me emrin fetar Ibrahim vjen nga ish-imami xhamisë së Unazës së Re Armand Ali përmes një statusi në Facebook. Klodian Zaimaj u arrestua në fillim të tetorit në Maljazi pasi akuzohej për lidhje me ISIS. Ali akuzon mediat dhe prokurorinë për sulm denigrues ndaj besimtarëve myslimanë.
“Autoritetet malajziane u treguan te kujdesshme dhe nuk publikuan as emrin e as fytyren e tij por vetem inicialet e emrit pasi ne ate vend dyshimet pa fakte nuk mund te kthehen ne akuza vetem pasi te vertetohen. E kunderta ndodh ne Shqiperi e sidomos kur behet fjale per besimtaret muslimane ose hoxhallaret. Ketu shpifjet e mediave perdoren nga prokuroria si fakte per te denuar besimtaret muslimane. Ai ka mberritur shendosh e mire ne Shqiperi” – thotë Ali. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Mediaaaaaat… Mos hyfsh ne gojen e tyre se te shkaterrojne me shpifje ,

    Ne fillim lajmin e nxjerr media e pare dhe fut komentin e saj ( helmin e saj ) me termin “mendohet se … ashtu dhe keshtu.. ” pastaj e merr lajmin media e dyte dhe i shton termin ” nga nje burim i sigurte … e kshtu e ashtu ‘ dhe shton nje gje me shume .. me vone e merr media e katert dhe perforcon cfare eshte shpifur deri tani duke futur termin ” Ng nje burim i certifikuar mesuam se … ashtu e keshtu’… Ndersa per median e katert .. eshte bere fakt i kryer…. ‘e ka bere maskarai’…
    Para disa ditesh degjova dhe nje shprehje qe nuk e kisha degjuar me para .. gazetarja Lala perdori shprehjen ‘GOJET E LIGA THONE ….. per Bledi Cucin….. dhe e hodhi dhe ajo dozen e helmit ne lajm….

    Keto lloj medjash po behen te rrezikshme per cdo njeri…
    Turp

    1. Ke harruar termat ” dyshohet se … ‘ , ‘ ka te dhena se … ‘ , ‘ ka shume gjasa se … ‘ dhe pastaj fillon shpifja ( helmi si e quan ti)

  2. muslimani,orthodoksi,katoliku nje lloj jeni para ligjit = me perdhunusin,hajdutin,vrasesin,terroristin e tjer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *