• |
ide | kryesore

Ironia e Patozit: Shumë trafikantë e kanë gjetur drejtor burgu shokun e bandës kur kanë rënë brenda

Arkiva, Lajme, Të fundit
astrit-patozi.jpg



Pas shkarkimeve që bëri Ministrja e Drejtësisë para pak minutash, ka reguar edhe ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi. Ai shkruan në facebook se gjysma e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri paskan qenë vetë të dënuar. Patozi ironizon duke thënë se ndoshta ky është një kriter i Rilindjes dhe s eshumë kriminelë kanë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda. 

TA KESH DREJTORIN SHOK BURGU

Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri. Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.
Mbase ka qenë kriter i qeverisë së “Rilindjes” që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.
Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë “nder” për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.
I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda. 
Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t’i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb “qorr” i rivalëve të rrugës.” – shkruan Patozi.



6 Comments

  1. Mbaroi epoka e ketyre pislliqeve dhe atyre si puna jote qe hengren e vodhen sa deshen.Po kur shikoni qe po u vjen dhe ju dita e zbulimit hidheni me sulme te pavenda.

  2. Po ti shyqyr qe u bere i gjalle o tit djali se na kishe thare syrin me mungesen tende keto kohe.Po ik ore kur do ti baltosesh njerezit qe punojne kur je deri ne gryke vet se nuk mbahesh mend te kesh bere ndonje pune

  3. Qenka I zgjuar ky e nuk po e kuptoj dot Burimin e zgjuarsise se tij xhanem.po kur do ky te bej interesantin e te komentoj negativisht nje nisem qe enderrohej te behej mos ngelte njeri

  4. Nje pune e bere si duhet nuk ka nevoje per nje qurravec te pavlere si ty kur dihet qe do ta nenvleresosh. Te pakten ajo e beri punen e saj dhe mjaft mire madje duke e rritur besimin tone tek drejtesia

  5. E rendesishme eshte te pastrohet sistemi, vendet e punes nga shkelesit e ligjit qe nuk marrin ere nga rregullat e disiplina, dine vetem te hane darka e dreeka e te japin urdhra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *