• |
ide | kryesore

Rama ndryshon mendim sërish, i heq të gjitha fondet Akademisë së Shkencave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria ka vendosur dje që të mos i akordojë asnjë fond Akademisë së Shkencave. Mësohet se vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë, ndërsa projektbuxheti, tashmë, ndodhet në Parlament ku pritet të nisë procedurën parlamentare të diskutimit në komisione.

Qeveria në projektbuxhetin e saj për vitin 2018, i kishte akorduar të njëjtin fond Akademisë së Shkencave, si edhe një vit më parë, ndryshe nga ajo qw Rama u shpreh para zgjedhjeve nw kwtw Akademi. “Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të dorëzojë godinën! Prandaj, stop farsës” – shkruante Rama në 4 shtator. 

Por qeveria e ka korigjuar menjwherw kwtw shifwr. Ndwrkohw pritet qw ky korigjim të bëhet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, përmes një propozimi nga një grup deputetësh për ta lënë Akademinë e Shkencave pa fonde, duke i kthyer akademikët në funksion honorifik, ndërsa administratën e saj të papunë, ose me vetadministrim.

Qeveria ka vendosur që fondet e saj t’u kalojnë universiteteve publike për të fuqizuar kërkimin shkencor.

 

 



1 Comment

  1. Mjere ke institucion a induvid e kap kjo situate tymnaje dhe aksidentesh sa te zhurmojme pak ceshtjen “Tahiri”. Akademia funksionon me ligj, dhe fonder e buxherit akordohen sipas ketij ligji dhe jo sipas nje individi qofte ky dhe KM. Nje institucion nuk veteformohet pa kordinimin me disa institucione te vecanta, vecanerisht qeverine e cila paraqet ligjet ne kuvend. Tani ky idioti (eshte keshille jo ofendim sic thote vete) thote qe ste jap leke por vetereformoju. Patetik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *