• |
ide | kryesore

Çështja Tahiri/ Basha vë përballë Ramës ata që vranë veten nga “drejtësia” e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në përgjigjen që i dha monologut të Edi Ramës këtë fundjavë, Lulzim Basha përmendi emrat e atyre që kanë vrarë veten në 4 vite për shkaqe të lidhura me qeverinë.
1) Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës, i arrestuar për një cigare hashash
2) Melita Çenga, infermiere nga Shkodra dhe Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasjes se nuk mbanin dot familjen
3) Resmije Alla, 35 vjeç humbi jetën duke rilidhur korentin për pompën e frymës së djalit të saj 6 vjec me azëm, se nuk kishte mundësi të paguante faturën e rritur
4) Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj OSHEE, Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini të vetëvrarë se nuk paguanin dot faturën e energjisë
Të gjithë këtyre Basha i ka vënë përballë rastin e Saimir Tahirit, që megjithëse i akuzuar për trafik droge me bandën e Habilajve sot është i lirë.
“Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi. Shteti mafioz që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin duhet shembur nga themelet” është thirrja me të cilën Basha mbyll deklaratën e tij.



2 Comments

  1. Të gjitha sa thonë për njëri tjetrin, të gjitha të vërteta, krim, korrupsion, grabitje dhe përvetësim, por fatkeqësi që dalin nga gojët e tyre….!

  2. Të gjitha sa thonë për njëri tjetrin, të gjitha janë super të vërteta, krim, korrupsion, grabitje dhe përvetësim, por, kur këto denoncime dalin nga gojët e tyre, për turmën e mashtruar të ndarë prej tyre në dy pjesë është fatkeqësi se turmës nuk i beseon si të vërteta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *