• |
ide | kryesore

Dosja Tahiri-Habilaj/ Edi Rama e kalon si zënkë politike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në monologun e fundjavës në rrjetet sociale, Edi Rama foli për dosjen Tahiri-Habilaj, si të ishte një zënkë politike rutinë.
“Ka qenë një javë e trazuar. Politika e tolloviti edhe njëherë Shqipërinë me një grindje të sajën të brendshme. U thanë fjalët më të rënda. Akuzat fluturuan nga të 4 anët. Për qytetarin e zakonshëm, me plot të drejtë, mund të jetë dukur sikur përsëri, ne që jemi votuar të merremi me politikë për hallet e për shpresat e njerëzve, i harruam ato për t’u marrë me njëri tjetrin. Asgjë më zhgënjyese se kjo nuk mund të ketë për zgjedhësit, dhe unë ju kërkoj ndjesë nëse unë vetë apo grupi parlamentar, ju kemi lënë të njëjtën shije jo të mirë” u shpreh Rama. Vërtet që dosja Tahiri-Habilaj pati edhe një pjesë politike. Ishte vetëm momenti kur Partia Socialiste bllokoi arrestimin e Saimir Tahirit.
Pjesa tjetër ishin tonelatat me kanabis që janë trafikuar drejt Italisë, miliona euro të fituara nga shitja e armëve dhe drogës, përgjimet e banditëve që flisnin për dhuratat e familjarëve të Ministrit të Brendshëm, dyshimet për makinën Audi me targa AA 003 GB dhe një moment i fortë emocional i Saimir Tahirit që paralajmëroi të tregonte të vërtetën, ndërsa i dilnin lot nga sytë para shqiptarëve.
Për të gjitha këto, kryeministri Edi Rama foli në kohën e shkuar, duke lënë të kuptohet se edhe kësaj radhe, “çudia më e madhe, 3 ditë zgjat”.



3 Comments

  1. Po ik o bole kari se Shqiperine e tollovite ti me kanabis. Beje publik paktin per te hyre ne BE. Kush te fut ne BE ty me Bledi Çuçin dhe karat e tjere aty? Kush te fut ne BE ty me Arben Ahmetajn hajdutin profesionist?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *