• |
ide | kryesore

Droga në burgje mes ushqimit dhe në pjesët intime të të afërmve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për shkarkimet masive në administratën e burgjeve u bënë shkak praktikat korruptive, që i lejonin të burgosurit të mbanin celularë dhe drogë në qeli. Rezulton se, vetëm në Burgun e Lezhës, gjatë kontrolleve të befasishme të 7 muajve të fundit janë bllokuar 70 telefona, ndërkohë që emrat e poseduesve janë referuar në Prokurori. Ndërkohë që në Peqin janë bllokuar 80 telefona, jo vetëm atyre që vuajnë heqjen e lirisë, por edhe të të afërmve të tyre, që kanë tentuar t’i fusin në mënyra nga më të çuditshmet, që nga fshehja në frigorifer dhe në ushqime, raporton Top Channel.
Pas telefonave, të dënuarit preferojnë drogën dhe ky është një fakt. Shumica e rasteve zbulohen gjatë kontrolleve personale, ku veçanërisht femrat, të afërme të të dënuarve, e fshehin drogën në pjesët intime në trupit. Ndërkohë që mënyra më inovative e dy viteve të fundit është edhe ajo e përdorimit të pëllumbave korrierë, sikurse është zbuluar në Burgun e Fushë Krujës.
Drejtorët e shkarkuar:

1. Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla
2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj
3. Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu
4. Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci
5. Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo
6. Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj
7. Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci
8. Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.
Drejtorët e komanduar:

1. Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
3. Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
4. Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
5. Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
6. Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
7. Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula
8. Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi
9. Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia/ TCH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *