• |
ide | kryesore

I sulmuan banesën me granata, reagon familja: Ne nuk…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Familja e Kujtim Hoxhës në Berat, banesa e të cilit u godit mëngjesin e sotëm nga dy granata, i qëndron deklaratave të mëparshme se nuk kanë konflikt me askënd. Ata kanë pohuar se kur ndodhi ngjarja, të gjithë pjestarët e familjes kanë qenë në gjumë.

“Ishim në gjumë dhe kemi dëgjuar shpërthimin e madh. U alarmuam të gjithë. Dolëm jashtë menjëherë dhe lajmëruam policinë. Pastaj erdhi policia dhe çaktivizoi granatën tjetër. Ne nuk e dimë se kush mund ta ketë bërë. Nuk kemi konflikt me askënd”, tha Antoneta Hoxha, bashkëshortja e Kujtimit, për “Neës 24”.

Ngjarja ndodhi në orën 7 të mëngjesit të sotëm, ku një person ende i paidentifikuar hodhi në banesën e familjes Hoxha dy granata ofensive, njëra prej të cilave shpërtheu, ndërsa tjetra u çaktivizua nga policia. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për të zbardhur ngjarjen, por ende nuk ka persona të shoqëruar në polici. ©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *