• |
ide | kryesore

Polemika/ E bija e Azem Hajdarit i përgjigjet Muç Nanos: Përbalt për të rënë në sy, por do harrohesh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Mustafa Nano ka ngjallur sërish polemika me një shkrim të tij mbi Azem Hajdarin. Në një shkrim të ditës së djeshme ai e cilësonte “dhjetoristin” si njëri “pa ideal” e që s’meritonte të quhej hero.

Mustafa Nano: Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët. Mund të thuhet që kishte nuhatje politike, dhe kjo e ndihmoi që të spikaste, por nuk i vlejti për të bërë karrierë, dhe aq më mirë që ndodhi kështu. Azemi nuk e meritonte një zyrë shteti. Nuk ishte njeri për zyrë. Do kishte bërë shumë të pabëra, nëse do i kishin dhënë një përgjegjësi publike. E nëse nuk ia dhanë, këtë e kanë bërë edhe për të mirën e tij. Pa e pasur si qëllim të mirën e tij. Sepse Berisha, që e kish në dorë për t’i dhënë një përgjegjësi, e kishte si halë në sy. Dhe ish për këtë arsye që nuk ia dha një post, e jo sepse nuk e përfytyronte dot Azemin në një zyrë. Në fund të fundit, Azemi do ishte një zyrtar më i denjë se shumë të tjerë që Berisha i ka zgjedhur më pas për t’i patur vartës. Nuk e kishin për qëllim të mirën e tij, por ata që e kanë dashur dhe e duan Azemin si personazh të historisë, duhet të jenë të kënaqur që ai nuk mori një post publik. Nuk kish për të qullosur gjë. Madje, do kish katranosur gjithçka. E kështu, idhulli i tyre do të humbiste edhe më.

Azemi vetë nuk kishte ideal. Jo për ndonjë gjë, por ai as që e dinte se çfarë ishte një ideal.”

Në polemikë me Nanon është përfshirë e bija e Azem Hajdarit, Rudina, e zgjedhur rishtaz deputete e PD në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo shkruan se Mustafa Nano ka vetëm një qëllim me provokimet e tij: ai përbalt për të tërhequr vëmendje, por nuk do t’ia arrijë të mbetet në histori.

Rudina Hajdari: Kur po e diskutoja këtë artikull me gazetarë të mediave ndërkombëtare, përgjigja e tyre ishte paekuivok- një shembull se si të shkruash një artikull për të ofenduar dhe denigruar figurën e një personi dhe nuk është një shkrim për t’u botuar, si nga ana ligjore ashtu edhe nga etika gazetarske…

…Mesa duket, artikujt përbaltës janë specialiteti i vetëm i tij. Ai nuk do të fitojë ndonjë çmim ndërkombëtar në gazetari për këtë dhe kjo shpjegon se pse shkruan në mënyrë kaq disinformuese. Gazetarët britanikë i konsiderojnë këto artikuj të Nanos si “gazetari për faturat e dritave”.

…Si një kasnec përbaltosës, i injoruar nga publiku, ai filloi të merrej me figurën kombëtare e ndërkombëtare të Skënderbeut, duke përdorur citate nga qarqet e errëta serbe për të çmontuar figurën e Skëndërbeut nga origjinaliteti i të qenit shqiptar.

Me një publicitet të pakët në media, i hidhuri Nano duket xheloz. Ai është i pafuqishëm dhe kapi rastin për të shpërthyer xhelozinë e tij ndaj atyre që e adhurojnë Azem Hajdarin. Në vend që të shprehte sado pak mirënjohje për lirinë që i dha Shqipërisë, Nano bën çmos për ta ofenduar.

… Ai është nga ata që abuzojnë moralisht dhe ofendojnë për të tërhequr vemendjen. Shtatoret përfaqësojnë një histori të gëzueshme në historinë tonë të dhimbshme. Nano u angazhua për ta prishur këtë moment-mbase për shkak se puna e tij do të përfundojë në gjirizet e Google-it. Sot atij mund t’i duket vetja i njohur, por nesër do të harrohet ndërsa Azem Hajdari do të jetojë përgjithmonë”. 

Në shkrimin për Azem Hajdarin, Mustafa Nano provokon duke u përpjekur ta çmitizojë figurën e tij, teksa flet me ironi ndaj ngritjes së busteve. “Dhe nuk është hero si të gjithë heronjtë. Përkundrazi, matur me masën e bronzit të harxhuar për të, është më i madhi i heronjve. Është hero, për të cilin janë ngritur disa statuja e memoriale në Shqipëri. Për sa u takon statujave, ato janë më të mëdhatë, pas asaj të Skënderbeut, në këtë vend. Dhe mjafton ky fakt për ta butaforizuar krejt figurën e Azem Hajdarit”.

Mustafa Nano ka hapur këto kohë polemika edhe mbi figurën e Skënderbeut apo besimet fetare.



5 Comments

    1. ay-po roshi,prenga,doshi,tahiri,balla pse ay.ti qenke ne gjenez krymb si rama,frroket,braqe,ulsi manja,qefalia.artur bushi.ik o pitdhu se qenefi prap u mbush.

  1. Ka njerez qe nuk te imponohen dhe pse jane te veshur me autoritetin e postit, me autoritetin me te larte te piramides shteterore. Jane te lexueshem dhe rrezatojne gjithmone te kunderten dhe e verteta eshte qe nuk kane rrespekt ne popull dhe pse nga mbrapa i shkon nje bataljon me militante. Po ka dhe njerez qe kurre nuk do te imponohen dhe po te kene monument se realiteti eshte ndryshe: Realiteti eshte qe Azem Hajdari kurre dhe perseri kurre nuk i ka sjelle lirine shqiperise dhe nuk eshte dimension apo figure per monument. Hiqeni ate monument dhe mbajeni si bocet ne shtepi, ne altarin e shenterise suaj personale. Zonjushe apo zonje fitoni respektin me punen tuaj personale dhe jo duke u ngjyrosur ne iluzione te rreme heroi te babait tuaj. Eshte shume me mire te jetosh me te verteten.

  2. Per here te pare jam plotesisht dakord me Muc Nanon. Duhen shkruar disa te verteta qe te mos na mesojne ne shkolle femijet per heroin Azem qe u vra per pazaret e armeve me FARK-un kosovar

  3. i pa emer bertet je ,te shenuar ne qenef negjmije e ke,qelbesira dhe zedhens qelbesirash jeni ju te negjmije qenefit.keni pyetur pse doshi,roshi,frroket,prenga ,balla,rahiri ,rama u ben deputet.sepse kriminel jan.ju duket mero baze,stafani,sokol palla ,mut nano gazetar kurr bythlepires po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *