• |
ide | kryesore

U dyshua se u ekzekutua me armë zjarri buzë rrugës, identifikohet viktima

Arkiva, Lajme, Të fundit



Trupi i pajetë që u gjet paraditen e sotme në aksin Lushnje-Fier është identifikuar si Albert Bullgari.

Sipas raportimeve, trupi i pajetë i 55-vjeçarit u gjet pranë Kolonjës nga kalimtarë të rastit që njoftuan më pas policinë.

Viktima sipas policisë është aksidentuar gjatë natës nga një makinë por shoferi nuk ka ndaluar. Policia dhe një ambulancë kanë bërë transportimin e viktimës në morg ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes dhe është bërë identifikimi.

Nga dëmtimi që kishte marrë 55-vjeçari pas koke, fillimisht u dyshua se mund të ishte qëlluar me armë zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *