• |
ide | kryesore

Basha pas dorëheqjes së kreut të SHISH: Rama po bën presion politik për të mbyllur aferën e Saimir Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas lajmit për dorëheqjen e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika, ka reaguar ekryetari i PD-së Lulzim Basha.  Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se fshihet pas këtij vendimi që ka marrë Visho Ajazi, pasi sipas tij ‘ai ishte halë në sytë e Edi Ramës’. Basha nuk nguroi ta quante këtë vendim një presion politik. Basha ha se Rama po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Saimir Tahirit.

Edhe unë kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të SHISH. Nuk kam informacione konkrete, por një gjë është e sigurt që një SHISH që harton informacione për përfshirjen të policisë, krerëve të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës, siç ka bërë SHISH në këto dy vite, është halë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj nuk mund të kem konkluzione tjetër, përveçse presion politik. Kjo tregon që narko-shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Saimir Tahirit. Por kjo nuk do mbyllet me kaq, pasi Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Bota perëndimore nuk do e lërë Shqipërinë vetëm në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do të lejojë që Shqipëria në zemër të Evropës të kthehet në një narko-shtet, në një shtet të dështuar të drejtuar dhe sunduar nga bandat që lidhen me kryeministrin dhe politikanët e tjerë të korruptuar. Ndaj jo vetëm që kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të dalin në dritë.”, – tha Basha.

 



1 Comment

  1. ik pirdhu dhe ti e le te te shtrydhe ruqi e baba taku si ramen,e tahirin.qfare deshe me lesh ramen para zgjedhjeve kerkove karrot morre hu.si nuk u mesove qe qelbesirat komuniste naten te shkerdhejn diten heri te bejn.ruqi,xhafa,banb drakull taku edvin qelsir rama vetem ket dijn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *