• |
ide | kryesore

Denoncimi/ “Habilajt bënin transport droge me ambulanca”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një infermiere e cila ka preferuar të mbetet anonime i ka rrëfyer ish-kryeministrit Sali Berisha se grupi i “Habilajve” ka përdorur edhe ambulancat për transport droge. Sipas Berishës ky aktivitet bëhej me lejen e drejtoreshës së spitalit Brunilda Mersini.
Sipas SMS-së që publikon Berisha ky trafik është drejtuar nga infermieri Armand Kocerri që u arrestua pas aksionit në Babicë ku sekuestruan 4 ton kanabis.
“Kam jetuar 4 vjet ne Vlorë dhe kam qenë në brendësi të spitalit të Vlorës. E di se çfarë bëhet aty. Edhe ambulancat bënin transportin e hashashit për “Habilajt” ku Brunilda ishte në dijeni te plotë për këtë gjë” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *